Dëmet nga insekti në bujqësi, fermerët e Korçës që kanë mbjellë misër po përballen me situatë të vështirë

05/07/2026 12:18

Rreth 50 hektarë sipërfaqe e mbjellë me misër në fshatin Drithas në Maliq janë prekur nga insekti i njohur si rrënjengrënësi i misrit.

Verifikimet e para nga specialistët konfirmojnë se shkalla e dëmit ka arritur. Në masën 30% por për dhjetëra fermerë situata mbetet delikate, pasi cikli i dëmtuesit është në zhvillim e sipër.

Për fermerët që kanë kultivuar misër, ky vit po kthehet në një makth pasi puna e gjithë muajve dhe investimi në fara, plehra e ujitje po shkon drejt dështimit.

Për të ndaluar përhapjen e mëtejshme dhe për luftimin e kësaj sëmundjeje e vetmja zgjidhje është përdorimi i preparateve përmes dronave por kostoja që duhet të përballojë një fermer me këtë metodë shkon në rreth 650 lekë për dynym duke rënduar edhe më tej situatën e tyre.

Top Channel