Fotoja me të cilën është ilustruar ky tekst është pasaporta e Giorgio Castriota, shqipëruar Gjergj Kastrioti.
“Kur kam qenë në Krujë, natyrshëm doja të shikoja muzeun. Hyra dhe roja më pengoi që të fotografoja. Në atë moment nxora pasaportën, duke i treguar mbiemrin tim dhe roja, duke qeshur më tha: bëj çfarë të duash, ky vend është i yti”, shprehet Giorgio Castriota.
Të njëjtin mbiemër mbajnë edhe vajzat e tij, por për breza me radhë edhe paraardhësit.
“Këtu kanë jetuar Kastriotët, vëllai Giorgio Castriota dhe motra e tij Matilda Castriota. Por sigurisht, me kohën gjërat ndryshuan. Ne jetojmë sot në Serrakapriola, rreth 4 kilometra nga këtej”.
A është ky degëzim i Kastriotëve, i lidhur me heroin kombëtar?
Kjo ndërtesë e ngritur në mesin e shekujve XVI e XVII njihet në Chieuti si “Pallati i Kastriotëve”. Sipas të dhënave, këtu për breza me radhë ka jetuar një degë e familjes së heroit kombëtar. Por, le të shohim më në detaje, e sigurisht me dokumente, historinë e këtij pallati.
Dokumentet, të dhënat, faktet e prekshme edhe sot në këtë vend të Arbëreshëve…
“Kemi Golemo që thatë tjetër herë, kemi Peta, kemi Toçi, kemi gjithë emrat edhe këtu”, thotë Mario Massaro.
Sonte në mbrëmje, në orën 20:10, “Gjurmë shqiptare” e gazetarit Marin Mema do të sjellë fakte mjaft interesante për Kastriotët e këtushëm, gjurmët e heroit kombëtar, kisha e pronat në emër të tij, por edhe mjaft elementë të tjerë pak të njohur.
Top Channel