Në qershor të vitit 1991, u krijua qeveria e stabilitetit. Jo pa qëllim ajo mori këtë emër, sepse situata e vështirë mbi të giitha ekonomike, kërkonte një përgjigje të menjëhershme.

Mbi këto baza nisi një rrugëtim jo i lehtë, me vendime që ende edhe sot debatohen fort mes ekspertëve të fushës.

Çfarë ndodhi vërtetë me ekonominë shqiptare që në fillesë dhe si vijoi më tej në këto 32 vite? Keqshfrytëzimi i pasurive natyrore… Fabrikat, uzinat, ndërrmarjet… A kishte prej tyre që mund të mbijetonin?

Planet e nëndheshme dhe pushtimi i tregut nga produktet e huaja… Çfarë ndodhi me naftën, kromin, bakrin… Për më shumë ndiqni dokumentarin e gazetarit Marin Mema.

Top Channel