Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar mbrëmjen e së enjtes në Open të gazetares Eni Vasili, u shpreh se nuk do të ja lejonte asnjëherë vetes të shkelte Kushtetutën, teksa po fliste për çështjen e dekretimit të kandidaturës së Sandër Leshit si ministër i Brendshëm.
“Që ditën që kam pranuar këtë detyrë, e cila është detyra e lartë në vendin tonë dhe kam vënë dorë mbi Kushtetutë kam marrë përsipër të gjithë përgjegjësitë për të respektuar Kushtetutën. Për rastin konkret është krijuar një situatë, por jo nga mua. Jam i bindur që kam vepruar në inters të respektimit të Kushtetutës dhe interesit publik dhe kam për të gjitha përpjekjet e mia për të dhënë një zgjidhje të drejtë. Çështja e emërimit të një ministri, është një çështje që kërkon bashkëpunimin e tre institucioneve, Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit”, tha Meta.
Arsyeja e rrëzimit të dekretit të parë?
“Çështja është më e qartë për opinionin pas iniciativës së dytë të Ramës për të propozuar sërish kandidaturën e zotit Lleshi. Pyetjet që unë bëra publike e sqarojnë. Kemi të bëjmë me sqarimin e situatës së ushtarakut dhe ministrit të cilat janë të papajtushme me Kushtetutë. Unë nuk kam marrë asnjë vendim. Unë po bashkëpunoj për të sqaruar. Ne po vazhdojmë diskutimet aktualisht. Një shkelje e qartë e kushtetutës është një përgjegjësi e madhe e presidentit”, tha Meta.
Meta në Open: Askush s’më bën presion. Nuk lejoj të shkelet me “këmbë” Kushtetuta
Top Channel