Juventusi nuk ndalet edhe atëherë kur trajneri Massimiliano Allegri bën rotacion.

Bardhezinjtë mposhtën 3-1 Cagliarin në Torino, duke rivendosur diferencën prej 6 pikësh me dy skuadrat ndjekëse, Napoli dhe Inter. Po luhej ende minuta e parë, kur Paulo Dybala zhbllokoi takimin me një gjuajtje të saktë brenda zonës.

Në minutën e 36, Joao Pedro befasoi Szczesnyn me një kthesë të shpejtë brenda zonës, duke kthyer baraspeshën në rezultat. Vetëm dy minuta më vonë, Bradaric zgjat këmbën për të ndalur krosin e ulët të Douglas Costas, por fatkeqësisht e devijon topin në rrjetë, duke shënuar autogol.

Tre minuta para fundit të kohës së rregullt Cristiano Ronaldo, me një kundërsulm të shpejtë, nxori të lirë Cuadradon që vulosi rezultatin përfundimtar 3-1.

31 pikë në 11 ndeshje janë nisja më e mirë e kampionatit në histori për bardhezinjtë, të cilët i japin një mesazh edhe Evropës. Këtë vit ndoshta është viti i duhur për Champions…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA