Plot 20 persona janë lënduar, pasi një shkallë elektrike pësoi defekt dhe shpejtësia e saj u rrit shumë në zbritje, në një stacion metroje në Romë, duke rrëzuar pasagjerët në tokë.

Pjesa më e madhe e personave të përfshirë në incident ishin fansa të futbollit rus, që do të ndiqnin një ndeshje të vlefshme për Champions League, mes Romës dhe CSKA-së së Moskës.

Zyrtarët e Emergjencave thanë se shkaqet e aksidentit po hetohen dhe se asnjë nga të lënduarit nuk është në gjendje kritike. Sidoqoftë, në mediet sociale shiheshin njerëz që bërtisnin, ndërsa dhjetëra prej tyre rrëzoheshin në tokë.

Edhe kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi postoi një video “live” në Facebook, nga vendngjarja, duke thënë se shprehte solidaritetin dhe mbështetjen e saj për të lënduarit, ndërsa shtoi se autoritetet duhet të kuptojnë se çfarë ka ndodhur.

Sipas saj, duket se disa nga fansat rusë ishin duke kërcyer në shkallë dhe ndoshta kjo mund të ketë shkaktuar defektin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA