Në një pallat në lagjen “8 Shkurti” në Fier jeton mes mjerimit dhe skamjes një familje me 5 anëtarë.

Dy fëmijë me probleme te shëndetit mendor, një shtëpi pa ujë dhe pa drita, të cilat u janë ndërprerë sepse nuk i kanë paguar, e bëjnë kryefamiljaren e dëshpëruar të kërkojë ndihmë.

24 mijë lekët e kempit të fëmijëve të sëmurë dhe 3 mijë lekët e ndihmës ekonomike nuk i dalin për të mbijetuar: “Dua ndihmë për djalin e paralizuar. E shtyj me të lypur dhe duke mbledhur kanaçe”.

Kryefamiljarja nuk është e vetmja që kërkon ndërhyrjen intistucionale. Përveç mëshirës që i ofrojnë banorët e pallatit kërkojnë edhe një zgjidhje për familjen, ku mungesa e ujit dhe energjisë krijon probleme higjene që, siç shprehen fqinjët jashtë kamerave, ka krijuar shqetësime në komunitet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA