Një pikturë e artistit Bansky është vetëshkatërruar, pasi u shit në ankand për rreth 1.2 milionë euro. “Vajza me tullumbace”, një nga punët më të njohura të Banskyt, u shit në ankand nga “Sotheby’s” në Londër.

Në pikturën në kornizë shihej një vajzë e vogël që kërkonte të kapte një tullumbace në formë zemre, e kjo ishte vepra e fundit e shitur në ankand. Sidoqoftë, në një kthesë të papritur që duhej pritur nga karakteri subversiv i artistit të rrugës, kanavaca papritur rrëshqiti përmes një prerëseje letrash të instaluar në kornizë.

E duke postuar një pikturë të momentit në “Instagram”, vet Bansky shkruan: Duke ikur, duke ikur…iku…!

Bepra e vitit 2006 u pa të bëhej copash nga fundi i kornizës, pasi u shit për afro 1.2 milionë euro të premten në mbrëmje.

“Më duket se ne sapo u Banskuam”, tha Aleks Branczik, drejtor i “Sotheby’s” dhe shef i artit bashkëkohor në Europë.

Bansky është një artist i lindur në Bristol, identiteti i vërtetë i të cilit nuk dihet. Pavarësisht spekulimeve të shumta, ai nuk është shfaqur asnjëherë zyrtarisht. Ai u bë i njohur përmes një serie grafitesh që u shfaqën në ndërtesat në të gjithë vendin, shënjuar nga nëntone shumë satirike.

Vetëshkatërrimi i së premtes është më i fundit në një histori të gjatë reagimesh të tilla jo konformiste të artistit të rrugës. “Vajza me tullumbace” u shfaq fillimisht në një mur në Londrën lindore. Në vitin 2017 ajo u votua si punimi më i pëlqyer i autorit. Versioni për galeri ishte një pikturë me “spray” dhe bojëra akriliku në kanavacë, e vendosur në një kornizë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA