Duket si iluzion optik, por në fakt është një kafene e vërtetë në Korenë e Jugut, që është e dizenjuar në mënyrë të tillë që t’i bëjë klientët të mendojnë se janë brenda një filmi vizatimor.

Cafe Yeonnam-dong në Seul u hap vitin e kaluar dhe gjithçka brenda saj është bardhë e zi. E vogël, por shumë e rehatshme, kafeneja mendohet se e ka marrë frymëzimin nga seriali korean “Ë – Tëo Ëorlds”, ku personazhet mund të hyjnë në një botë fantastike me kartona.

Kjo kafene është shumë e dashur sidomos për të rinjtë, të cilët postojnë mijëra foto në ditë në Instagram.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA