Më qejflinjtë lyejnë me graso e naftë trupat e tyre teksa marrin pjesë në festivalin vjetor të Cascamorras së Bazës, në Spanjën jugore.

Festivali frymëzohet nga një mosmarrëveshje mes qyteteve Baza dhe Guadix mbi zotërimin e një ikone të Virgjëreshës së Mëshirës.

Cascamorras i referohet përfaqësuesit të Guadix, i cili u dërgua në Baza për të rimarrë statujën. Ndërsa Cascamorras duhej të qëndronte krejtësisht i pastër për të marrë posedimin e statujës, banorët e Bazës u munduan ta bënin atë sa më të pistë.

Guadix dhe Baza janë dy qytete Andaluziane në provincën e Granadës, fqinjë, motra dhe rivalë.

Cascamorras, një punonjës nga Guadix, gjeti një imazh të shenjtë të varrosur të Virgen de la Piedad (Zoja e Mëshirës) duke punuar në tokën e Bazës. Inkurajuar nga bashkatdhetarët e tij Guadixanë, ai u përpoq të mbante imazhin e shenjtë në Guadix, por banorët e Bazas e rrëmbyen atë para se ai të arrinte ta merrte, duke dënuar atë që ata konsideronin si një vjedhje të shenjtë.

Kur Cascamorras u kthye në Guadix me duar të zbrazëta, bashkatdhetarët e tij, të cilët prisnin imazhin e Virgjëreshës u zhgënjyen thellësisht dhe u vunë në ndjekje me egërsi të atyre që i konsideronin përgjegjës për zhgënjimin që kishin.

Së fundi, heroi dhe njerëzit u pajtuan, iu lutën Virgjëreshës që ishte në qytetin tjetër.

Që atëherë, duke kujtuar ato ngjarje që i bashkojnë dhe i ndajnë ata, Baza dhe Guadix festojnë Festën e Cascamorras për tre ditë në fund të verës të çdo viti.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA