Një gjykatë Apeli në Korenë e Jugut dënoi ish presidenten Park Geun-hye me 25 vjet burgim të premten, pas akuzave për përfshirjen në një skandal korrupsioni, që e rrëzoi atë nga pushteti në vitin 2017.
Park u bë udhëheqësja e parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Korenë e Jugut, që la detyrën kur Gjykata Kushtetuese e shkarkoi atë për shkak të një skandali korruptiv miliona dollarësh.
Gjykata e Lartë e Seulit provoi që Park, në bashkëpunim me mikun e saj Choi Soon-sil, kanë marrë dhjetëra miliardë fitime nga fondet e fondacioneve jofitimprurëse në pronësi të saj.
“Marrëdhëniet e tilla jo etike midis fuqisë politike dhe fuqisë financiare dëmtojnë thelbin e demokracisë dhe shtrembërojnë rendin në ekonominë e tregut, duke u dhënë njerëzve një ndjenjë të rëndë humbjeje dhe mosbesimi të thellë në shoqërinë tonë”, tha në vendim gjyqtari kryesues Kim Mun-Suk.
Vendimi i parë për Park Guen-hye u shpall në muajin prill, në një transmetim të drejtpërdrejtë, ku vetë ish presidentja nuk ishte e pranishme. Atëherë ajo u gjobit me 17 milionë dollarë dhe 24 vite burg.
Top Channel