Urdhra evakuimi janë lëshuar për disa pjesë të Lynchburgut në Virginia, pas frikës se një digë mund të shembet si pasojë e përmbytjeve.
Diga e liqenit “College” ka kapërcyer kapacitetet e saj, pasi më shumë se 15 centimetra shi ranë mbrëmjen e së enjtes.
Qyteti i Lynchburgut ndodhet pranë digës dhe nëse ajo do të shembej, 5 metra ujë do ta përmbysnin atë në vetëm 7 minuta. Lynchburg ka një popullsi prej 80 mijë banorësh dhe shtrihet në malet “Blue Ridge”.
Zyrtarët kanë paralajmëruar banorët të mos ngasin makinat nëpër rrugët e përmbytura, duke shtuar se uji i përmbytjeve mund të mbajë me vete edhe mbeturina.
Mediet lokale thanë se disa persona, shtëpitë e të cilëve konsiderohen se janë në rrezik, janë evakuuar duke u vendosur në shkollat e afërta. Ata janë këshilluar të mos shkojnë në shtëpi për të paktën 24 orë.
“Rreth 124 shtëpi janë evakuuar”, thonë zyrtarët e emergjencave.
Top Channel