E kuqja është ngjyra e energjisë: ajo është sinonim me zjarrin dhe sfidën, energjinë dhe pasionin.
Në disa vende në botë kjo ngjyrë është bërë zotëruese, në nuancat e ofruara nga natyra, në ndërtesat e ndërtuara nga njeriu, ose në disa detaje ikonike që janë bërë simbolet e vendit ku ndodhet.
Këtu janë dhjetë destinacione, ku ngjyra e kuqe mbizotëron.
Santuaria e Fushimitinari - Kioto - Japoni - Ky tempull i famshëm Shinto është me të vërtetë i kuq. Për të shkuar atje, një pelegrin duhet të marrë një rrugë të gjatë dhe shkallë që ngjiten në një kodër, të rrethuar nga mijëra trarë dhe dyer speciale të kuqe të dhuruara nga besimtarët. Inari, të cilit i është i përkushtuar tempulli, është perëndia që mbron begatinë dhe pasurinë e prodhimeve, sidomos orizit. Ngjitja për besimtarët është një rrugë e vërtetë e devotshme, ndërsa për turistët është një nga atraksionet kryesore të Kiotos.
Top Channel