Vërshëllima e trefishtë e arbitrit uruguaian në Shën Petërsburg, pa Francën të mbërrinte në finalen e kampionatit botëror, pas 20 vitesh, kur edhe ngriti lart kupën.

Festa shpërtheu në stadium, por natyrisht që vëmendja më e madhe ishte përqendruar në Paris, ku mijëra francezë pushtuan Champs-Élysée-në.

Gëzimi i ligjshëm i francezëve zgjati për disa orë, ndërsa u raportuan edhe dëmtime në shesh, por nuk pati incidente mes njerëzve.

Franca mposhti Belgjikën me rezultatin minimal 1-0, falë golit të shënuar nga Umtiti në pjesën e dytë dhe u bë finalistja e parë e Botërorit, ndërsa mbrëmjen e sotme do të mësojë kundërshtarin, që do dalë nga sfida Kroaci-Angli.

FOTO GALERI
2/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA