Clint Eastwood rikthehet të aktrojë… në moshën 88-vjeçare
06/06/2018 11:50
Clint Eastwood i është rikthyer aktrimit pas 6 vitesh mungesë nëpër filma.
88-vjeçari ka një rol në filmin “The Mule”, ku është vetë producent. Në këtë film interpreton edhe Bradley Cooper.
Historia, e cila është e frymëzuar nga përvojat e jetës reale të Leo Sharp, fokusohet tek personazhi Earl Stone, që do të luhet nga Eastwood.
Top Channel