Anësori sulmues i kombëtares zvicerane të futbollit, Xherdan Shaqiri është një prej lojtarëve nga i cili tifozët presin më shumë në Botërorin e kësaj vere.

Talenti me origjinë shqiptare foli për objektivat e helvetëve në turneun që nis këtë muaj. Ndeshja e parë e Zvicrës do të jetë kundër Brazilit, më 17 qershor. Shaqiri do të luajë kundër idhujve të tij, që dikur i shikonte në televizor.

Shaqiri kujton përballjen me “Seleçao”-n 5 vite më parë.

“Ishte ndeshje e veçantë. Dani Alves shënoi në portën e tij, kur unë isha pas mbrojtësit. Ishte një mbrëmje e bukur. Natyrisht është për të ardhur keq, që Dani Alves do të mungojë në Kupën e Botës, por është e qartë se Neymar do të jetë në fushë ndaj nesh”, tha Shaqiri.

“Fillimisht duhet të kalojmë grupin. Nuk është vetëm Brazili, por janë edhe Serbia e Kosta Rika. Qëllimi ynë është që të bëhemi më të mirë. Ne duhet të përmirësojmë paraqitjen krahasuar me vitin 2014, pra duhet të arrijmë në çerekfinale”, tha futbollisti i përfaqësueses helvete në vigjiljen e Botërorit të tretë në karrierë.

“Rusia është e pabesueshme. 11 zona kohore. Kam luajtur disa herë në Moskë, kam parë shumë pak nga qyteti, por trafiku ishte i tmerrshëm”, tha Shaqiri, duke dribluar ashtu siç di pyetjet rreth politikës dhe…Vladimir Putinit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA