Disa kanë romantizëm, shumë të tjera marketing, diku ka edhe patriotizëm, shumica i kanë prezantuar disa muaj më parë, ndërsa Maroku ende nuk e ka zgjedhur. Bëhet fjalë uniformat e skuadrave pjesëmarrëse në Kupën e Botës 2018.

Janë padyshim ato që do të bëjnë marketingun më të mirë, ashtu sikundër pritet të sjellin edhe fitime të mira. Mendohet se kompanitë sponsorizuese të veshjeve kanë shpenzuar 500 milionë euro për 32 skuadrat. Adidas është kompania që ka më shumë skuadra, plot 12. Nike në vendin e dytë me 10, ndërsa Puma është me distancuar me 4 skuadra. 8 skuadrat e para të grupeve janë të ndara vetëm mes dy ngjyrash, ashtu si edhe Spanja dhe Anglia.

Nike ofron 50 milionë euro për veshur Gjermaninë, Adidas i përgjgjet me 43 milionë euro për Francën. Nike ka luajtur me ngjyra të ngurta, me gërma dhe numra të krijuara nga dizajner të famshëm: uniforma e Gjermnisë frymëzohet nga alfabeti cirilik, ndërsa anglezët nga kryqi i Saint Giorgio.

Katër vjet më parë ishte një triumf i Adidas, që në finale kishte dy skuadra të veshura prej saj, Gjermaninë dhe Argjentinën, që nga ana tyre kishin eliminuar dy rivalet e Nike, Brazilin dhe Holandën.

Edhe zbulimi i sezonit të shkuar kishte veshjen gjermane, ashtu sikundër futbollisti më i mirë u shpall Messi, James Rodrigues golashënuesi, Neuer portieri më i mirë dhe 8 nga 11 futbollistë në formacionin më të mirë ishin veshur me Adidas. Po këtë Botëror kush do ta fitojë?

Në galerinë më poshtë mund të shihni edhe fanelat e skuadrave pjesëmarrëse.

FOTO GALERI
9/33
Egjipti

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA