Më shumë zhurmë se punë në komisionet parlamentare. Debati është në Komisionin e Ligjeve mes Klevis Balliu të PD dhe socialistit Ulsi Manja.

Këtu Erinda Ballanca do të paraqiste raportin vjetor të Avokatit të Popullit. Kreu i komisonit e nxiti të merrte fjalën, ndërsa demokratët nuk tërhiqeshin nga akuzat.

5 minuta ndërprerje të komisionit dhe demokratët ikën… Ndërsa komisionin e medias që drejtohet nga Albana Vokshi e bojkotuan socialistët…

Me Drejtuesit e Autoritetit të Medias Audiovizive do të diskutoheshin 4 pika lidhur me këtë institucion, por mbeten në rolin e dëgjuesit të akuzave disaditore të opozitës kundër qeverisë .

“Fati i këtij kryeministri varet vetëm nga një fakt, është apo nuk është në audio përgjim zëri i Agron Xhafajt”, tha Alibeaj.

Taulant Balla shfrytëzoi lëvizjen e medias nga një komision në tjetrin për të dhënë mesazhin politik të mazhorancës.

“Prisni e duroni ditët në vijim do të jenë shumë të rëndësishme për lidhejt e personave të akuzuar për 613 kg kokainë me persona të rangjeve më të larta të Partisë Demokratike”, tha Balla.

Por përgjigja nga PD nuk vonoi. “Kokaina e Xibrakës dhe kokaina e Maminasit, trafiku dhe laboratorët e kokainës në Shqipëri janë të Genci Xhixhës, Ermal Hoxhës, OlsiRamës dhe shokëve të tij. Edi Rama, nëse secilin prej tyre i ke në PartinëDemokratike, je i lutur të vish tani, sot, dhe t’i arrestosh!”, tha demokrati Gent Strazimiri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA