25/11 16:24
Një modele e bëshme amerikane vendosi të zvogëlonte gjoksin e saj në mënyrë që t’i rrinte mirë fustani i nusërisë. Por, kurrë nuk e kishte menduar që fansat e saj do ta prisnin kaq keq këtë vendim.
Ashley Alexiss, e cila njihet si Ashley Graham e re, do të martohet në shtator, por kishte një vit që e kishte menduar reduktimin e gjoksit.
“Po vija re që me kalimin e viteve, po shtohej dhembja e shpinës. Më pas, shpina më jepte probleme kudo në trup. Jam 27 vjeç, por ndihesha e moshuar”, u shpreh modelja.
Por, fansat e saj, madje edhe miq, e kanë kritikuar shumë për këtë. Ata shkruajnë nëpër komente se Ashley njihet prej gjoksit të madh dhe reduktimi i tij do të ndikojë për keq në karrierën si modele.
Top Channel