Justin Timberlake ndan puthjen me Jessica Biel në rrjetet sociale, publikohen fotot e çiftit

11/10/2026 22:38

Këngëtari i njohur Justin Timberlake ka ndarë me ndjekësit e tij momente nga jeta private, duke publikuar në rrjetet sociale disa fotografi ku shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij, aktoren Jessica Biel.

Mes imazheve të publikuara, vëmendjen e ka tërhequr një puthje në buzë mes çiftit, si dhe një shëtitje ku ata shihen të kapur për dore.

Fotot u publikuan të shtunën, më 10 tetor, në llogarinë e Timberlake në Instagram, ku këngëtari ndau edhe pamje nga aktivitetet e lidhura me filmin e ri “Matchbox”.


Përmes mbishkrimit të postimit, Timberlake i ftoi ndjekësit të shohin filmin e ri, duke shkruar: “Ende jashtë. Shkoni shikoni Matchbox”.


Filmi “Matchbox” rrëfen historinë e një grupi miqsh të fëmijërisë, të cilët ribashkohen pas vitesh. Takimi i tyre merr një kthesë të papritur kur përfshihen në një komplot të rrezikshëm ndërkombëtar dhe detyrohen të bashkojnë forcat për të shpëtuar botën.

Përmes fotografive të publikuara, Justin Timberlake ka ndarë me publikun edhe momente të ëmbla me Jessica Biel, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve me pamjet e çiftit gjatë shëtitjes së tyre.

Top Channel