Barcelona nuk ka ndërmend të humbasë betejën e saj për të marrë në skuadër francezin Antoine Griezmann, e rruga e vetme është duke e paguar atë në kohën e duhur.
Klubi “blaugrana” i ka ende të shëndosha financat që të paguajë për një futbollist të tillë.
Sipas “Cadena Ser” dhe “Cadena Cope”, presidenti i “blaugrana”-ve ka njoftuar kolegun e tij në krye të “Los Colchoneros” se mund t’ia paguajë klauzolën e prishjes së kontratës, që është fiksuar në 100 milionë euro, e vendosur kjo një vit më parë.
Barcelona ka arritur paraprakisht një marrëveshje me francezin, ndërsa së shpejti bisedimet do të nisin mes dy klubeve. Edhe një vit më parë, francezi ishte shumë pranë largimit nga Madridi, por zgjodhi të qëndrojë, për shkak të problemeve që Atletico kishte me transferimet.
Top Channel