Rud Bull ka qenë vërtetë me krahë në sesionin e dytë të provave të lira në rrugët e kryeqytetit Baku, në kuadër të garës së katërt sezonale të kampionatit botëror të Formula 1.

Ishte Daniel Ricciardo që vendosi kohën më të shpejtë në këtë sesion që është zhvilluar me gomat që arrijnë kohët më të shpejta. Australiani e ndali kronometrin në kohën 1.42.795. Me vetëm 69 të mijëtat pas tij u rendit Kimi Raikkonen, që bëri një sesion shumë të mirë. Pas aksidentit në sesionin e parë, Verstappen u përmirësua ndjeshëm dhe arriti të vendosë kohën e tretë më të mirqë, me vetëm 1 të dhjetën më ngadalë se shoku i skuadrës.

Dy njëvendëshet Mercedes ndanë vendet 4 dhe 5, me Bottas që bëri sërish me mirë se Hamilton, por Mercedes është ende shumë larg Red Bull në pistën e Azerbajxhanit.

Shumë më dobët ndërkohë në këtë sesion ka bërë Vettel, që pothuaj nuk arriti të përshtatet. Gjermani që një vit më parë këtu pati një aksident me Hamilton nuk arriti të ngjitet me lart se vendi 11.

Edhe në këtë sesion u regjistruan shumë dalje nga pista të pilotëve që nuk arrinin të frenonin në kohën e duhur, në pjesë të ndryshme të pistës.

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA