Shkencëtarët thonë se qelizat njerëzore përbëjnë vetëm 43 për qind të masës totale të organizmit tonë, ndërsa pjesa tjetër janë organizma mikroskopikë “kolonizatorë”.

Zbërthimi i gjysmës tonë “të panjohur”, thonë studiuesit, do të ndihmojë në kuptimin dhe më pas gjetjen e kurave për sëmundjet edhe nga më të vështirat, që nga alergjitë e rëndomta e deri tek Parkinsoni.

Kjo fushë kërkimore ka ngritur disa pyetje, mes të cilave edhe atë se çfarë do të thotë “njerëzore”, sigurisht nga kendvështrimi biologjik. Pak dihet për rolin e këtyre mikro-organizmave “të huaj” që përbëjnë trupin tonë, por një gjë është e sigurtë; pjesa dërrmuese e tyre ndihmojnë në mirëfunksionimin e organizmit njerëzor.

“Janë thelbësorë për shëndetin tonë dhe pavarësisht se sa shpesh dhe mirë lahesh, sa higjienik je, ata janë gjithmonë aty dhe jo pa arsye”, thotë Ruth Ley, profesore dhe drejtuese e departamentit të Mikrobiomes në Institutin Max Planck.

“Jemi më shumë mikrobë sesa njerëzore dhe nëse numërojmë të gjitha qelizat që kemi, ato nuk përbëjnë më shumë se 43 për qind të masës së trupit tonë”, thotë profesori Rob Knight i Universitetit të Kalifornisë për BBC.

Studiuesit thonë se këto shifra janë vetëm sa i takon masës së qelizave, ndërsa kur bëhet fjalë për “thelbin”, pra për genet, ato janë plotësisht njerëzore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA