28/07 13:46
Nis keq fundjava e Bahreinit për kampionin e Botës, Lewis Hamilton.
Britaniku ka qenë i detyruar të zëvendësojë kambion e njëvendëshes së tij W09, gjë që e penalizon atë me 5 pozicione në nisje për garën e dytë sezonale.
Maksimumi që mund të arrijë Hamilton do të jetë linja e tretë e nisjes, sigurisht nëse arrin të thyejë rezistencën e rivalëve, veçanërisht Ferrarit, që në sesionin e dytë të lirë dominoi.
Të njëjtin problem pati në garën e parë të sezonit edhe Bottas, i cili ndërroi kambion pas aksidentit që pati në sesionin e tretë të provave zyrtare.
Top Channel