“Falenderoj Presidentin e Kosovës, por kryeministrit i them ‘Turp”. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i është rikthyer sërish të njëjtës temë dhe thotë për agjencinë turke të lajmeve, Anadolu se “Operacioni i kryer në Kosovë nuk është as i pari e nuk do të jetë as i fundit”.
Prej këtu, vijon Erdogan, e falënderoj Presidentin e Kosovës. Por Kryeministrit i them ‘Turp’. Sepse largimi nga detyra i kreut të inteligjencës, ministrit të Brendshëm, të cilët na i dhanë anëtarët e organizatës terroriste FETO, është një gabim historik. Sepse ata bënë detyrën e tyre”.
“Është miku, vëllai ynë kushdo që shkollat e FETO-s ia dorëzon Fondacionit turk Maarif, kush mbyll strehët e tyre të së keqes me pamjen e institucioneve të shoqërisë civile dhe kush i largon agjentët e tij nën pamjen e biznesmenit”, është shprehur Erdoğan.
Një ditë më parë, Presidenti turk kishte kërcënuar madje Haradinajn se do të paguante për siç u shpreh ai mbrojtjen e puçistëve. Kryeministrit kosovar ndërkohë i ka dalë në krah kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili shprehu habi nga komentet e presidentit turk. Deklarata të tilla sipas veselit nuk kontribuojne ne forcimin e miqesise mes dy vendeve. Ai mbrojti qendrimin e kryeministrit Haradinaj dhe theksoi se insitucionet e Kosoves nuk mund ti nenshtrohen presioneve te jashtme. Madje veseli garantoi në një intervistë për Kosova Press se ngjarje si ajo e deportimit të shtetasve turq, nuk do të përsëriten më.
Ndërkaq, Stockholm Center for Freedom, organizatë e themeluar nga gazetarë turq të arratisur në Suedi pas grushtit të dështuar të shtetit në 2016-n, shkruan se Ambasada Turke në Prishtinë është përfshirë në rrëmbimin e shtetasve turq.
Ambasada, sipas organizatës, ka funksionuar si një qendër kryesore logjistike, planifikimi dhe ndalimi për operacionin e agjencisë kombëtare turke te inteligjencës.
Top Channel