Njerëzit kanë studiuar anatominë e trupave tanë për mijëra vjet, por sot, shkencëtarët ende zbulojnë sekrete te reja.
Një skuadër studiuesish kanë identifikuar atë që quhet organ i pazbuluar, dhe mund të jetë më i madhi i trupit tonë.
Ajo që dikur konsiderohej të jetë e dendur, indet lidhëse që drejtojnë trupin tonë, sot zbulohet se janë një rrjet lëngjesh të trupit që shërbejnë si “amortizator”.
Ky zbulim jo vetëm që do të riformësojë kuptimin tonë të trupit njerëzor, por shkencëtarët thonë se jep ndihmesë në shpjegimin pse kanceri ka më shumë gjasa të përhapet kur pushton zona të caktuara.
Skuadra e shkencëtarëve të New York University se organi i gjetur është në të gjithë trupin, por nuk ishte identifikuar si i tillë deri tani.
I quajtur “interstitium”, ndërlidhjet veprojnë si një “autostradë lëvizëse” që ndodhet nën shtresën më të lartë të lëkurës, linjave të traktit të tretjes, mushkërive dhe sistemit urinar, dhe rrethon arteriet, venat dhe fashën mes muskujve.
Trupi njerëzor ka një sasi të stërmadhe lëngjesh. Më shumë se gjysma ndodhet në qelizat e trupit, dhe 1/7 brenda zemrës, venave të gjakut, nyjeve limfatike dhe enëve limfatike. Pjesa tjetër njihet si interstitial.
Tashmë, shkencëtarët thonë se rrjeti që mbart këtë lëng interstitial është vetë organi i dallueshëm. Dhe mund të jetë një nga organet më të mëdha të trupit të njeriut.
Interstitium përbëhet nga të dyja proteinat e indeve lidhëse, të forta, pra kolagjeni dhe fleksible, elastini, me lëngun intersticial që lëvizin në gjithë trupin.
Sistemi kullon në sistemin limfatik, dhe thuhet se është burimi i limfës, e cila është jetësore për funksionimin e qelizave imunitare që shkaktojnë inflamacionin.
Gjithnjë sipas ekipit të shkencëtarëve, ky zbulim ndihmon dhe në shpjegimin se si përhapet kanceri në trup, dhe hap rrugë të reja për të zbuluar dhe trajtuar sëmundjen.
Top Channel