Kosova është anëtare në federatat ndërkombëtare në sporte të ndryshme, por në Beograd kjo është e vështirë që të pranohet.
Ministria e Brendshme serbe nuk mori përsipër sigurinë në ndeshjen e hendbollit mes kombëtares së femrave U20 të Serbisë dhe Kosovës, që duhej të zhvillohej në Beograd dhe për shkaqe sigurie kjo ndeshje u anulua.
“A ishim ne në gjendje që kjo ndeshje të luhej? Sigurisht që po, por me çfarë çmimi? Përplasja mes njerëzve tanë dhe policisë për disa gjëra që ne nuk i besojmë është kundër interesave tona. Prandaj, nuk jemi gati që të hedhim policinë në rrugë për të rrahur njerëzit për t’u siguruar që një ndeshje do të luhet”, deklaroi për agjencinë Tanjug, ministri i Brendshëm serb, Nebosja Stefanoviç.
Skuadrat U20 të Serbisë dhe Kosovës duhej të luanin këtë të premte në kuadër të eleminatorëve të Europianit.
Vendimi i autoriteteve serbe të sigurisë i ka ushtuar shtrenjtë skuadrës.
“Për dështimin e organizimit të ndeshjes, Federata vendosi përjashtimin e skuadrës kombëtare serbe nga kompeticioni”, thuhet në një reagim të Federatës Europiane të Hendbollit.
Top Channel