“Serbia ta njohë Kosovën”, kryeministri Albin Kurti mesazh nga Parisi drejtuesve të ardhshëm në Beograd 10/11 20:07
Pas 5 vitesh në detyrë, Vjosa Osmani u largua nga Presidenca e Kosovës këtë të shtunë.
Me përfundimin e mandatit të plotë 5-vjeçar si kryetare e vendit, Osmani i dorëzoi detyrën kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Vjosa Osmani u përcoll nga stafi presidencial dhe me ceremoni shtetërore. Osmani i ka uruar mirëseardhje Haxhiut, duke thënë se është lumtur që po ia dorëzon një gruaje pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes.
E pyetur nga gazetarja e Top Channel Leonita Bajrami nëse do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme, Osmani refuzoi të përgjigjej.
Top Channel