Bota është plot me qytete të humbura, shumë prej të cilëve u braktisën duke mbetur një mister.

Kërkimi për qytete të tilla të humbura tërhoqi eksploruesit e aventurave që në shekullin i 15-të, duke çuar në zhvillimin e arkeologjisë! Një qytet i humbur nuk duhet të ngatërrohet me qytetet fantazmë. Qytetet e humbura janë të braktisura për shkak të rrethanave të ndryshme dhe vendndodhja e tyre është e njohur.

Në këtë galeri do të shohim 10 qytetet e humbura më të njohura, të cilët janë rizbuluar dhe mund të shkoni edhe t’i vizitoni.

FOTO GALERI
1/10
1. Machu Picchu, Peru - Machu Picchu, i njohur edhe si "Qyteti i humbur Inkas" është vendi më i famshëm Inka në botë. Është një vend i shekullit të 15-të i vendosur në një mal 2430 metra mbi nivelin e detit, rreth 80 km në veriperëndim të Kuskos. Shumica e arkeologëve besojnë se Machu Picchu është ndërtuar për perandorin Inkas Pachacuti. Machu Picchu është zona turistike më e vizituar në Peru.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA