Hamdi Salihi bëhet sërish protagonist në kategorinë e dytë austriake të futbollit, duke shënuar golin e tretë për skuadrën e tij, Neudstadt, në transfertë kundër skuadrës FAC Wien.
Sulmuesi veteran shkodran gjeti rrugën e golit në minutën e 28 të ndeshjes, pak minuta pasi skuadra e tij që pretendon të ngjitet në elitën e futbollit austriak, kishte shënuar dy herë, në minutat 22 dhe 23.
Tashmë, ish-futbollisti i Skënderbeut, Tiranës dhe Vllaznisë, që është aktivizuar edhe për ekipe të huaja si Panionios, Ried, Rapid i Vjenës, DC United, Jiangsu Suning, Hapoel Akko, Hapoel Haifa, ngjitet në krye të renditjes së golashënuesve të “Erste Liga”-s, me 16 gola, një më shumë sesa ndjekësi më i afërt, Chabbi, i cili luajti titullar për skuadrën e tij në sfidën e fundit të kësaj jave mes BW Linz dhe Riedit, por u zëvendësua pa lënë gjurmë.
Top Channel