Një studim i ri thotë të qënit beqar, të ndihmon të kesh lidhje të forta sociale me njerëzit.
Martesa mund të kufizojë njerëzit në mënyrë shoqërore dhe nuk është gjithmonë fundi i lumtur që ne perceptojmë, dhe një studim i viteve të fundit e mbështet këtë nocion.
Studimi, u publikua në Journal of Social and Personal Relationships zbulon: Beqarët janë më të prirur të qëndrojnë në kontakt, të ofrojnë dhe të marri ndihmë nga prindërit, motrat e vëllezërit, fqinjët dhe miqtë më shumë se të martuarit.
Studimi thotë gjithashtu se të qënit beqar rrit lidhjet shoqërore si për meshkujt e femrat, një trend që merret parasysh dhe në shpjegimet strukturore të marrëdhënieve shoqërore.
Studimi arriti në përfundimin se në vend të promovimit të martesës, politika publike duhet të “njohë kufizimet shoqërore të lidhura me martesën dhe të pranojë se individët beqar kanë përfshirje më të gjerë në komunitet”.
Studimi i 2015-tës u avancua më tej nga TEDx në maj të 2017-tës, ku Bella dePaulo, autore, argumenton se shoqëritë nënvlerësojnë jetën, lidhjet dhe historitë e njerëzve beqarë. Zakonisht promovohen më shumë histori romantike, si takohen dy të martuar se sa jeta e njerëzve të pavarur nga të tjerët.
Në fund të fundit, studimet kanë treguar se ata që martohen nuk përfundojnë më të gëzuar apo psikologjikisht më të shëndetshëm se kur kanë qenë beqarë
Top Channel