Dolce & Gabbana prezanton koleksionin e ri… në Parajsë (Foto)

27/02/2018 13:41

Dolce&Gabbana hapën dyert e parajsës së modës me një shfaqje spektakolare, ku përfshiheshin edhe dronët.

Të ftuarit u mirëpritën me muzikë kishtare, ndërsa portat e parajsës ishin përdorur si sfond i pasarelës. Mbi portë lexohej me shkronja të arta “Përkushtim ndaj modës” e nuk mungonin retë dhe engjëjt. Të parët që pushtuan pasarelën nuk ishin modelet, por dronët që mbanin çantat e shtëpisë prestigjioze të modës.

Koleksioni që si zakonisht ishte i pasur dhe pompoz përfshinte dizajne të frymëzuara nga kisha e nga engjëjt e filmave të animuar. Binin në sy ngjyrat e forta, teminat dhe puplat.

Në disa prej veshjeve lexohej “Fashion sinner” (mëkatare e modës) apo “Përkushtim ndaj D&G”, në një referencë për lutjet. Në koleksionin vjeshtë-dimër 2018/19 përfshiheshin gjithashtu elementët që identifikojnë shtëpinë e modës, të tilla si tyli i zi, fustane të ngushta ngjyrë të zezë, vello e lule.

Krijimet e tjera ishin rrezatuese dhe të kombinuara me aksesorë të ekzagjeruar.

FOTO GALERI
5/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA