Facebook njoftoi se do të bllokojë të gjitha reklamimet që promovojnë monedhat virtuale.

Përmes një komunikate zyrtare, kompania e Mark Zuckerberg thotë se mbetet e hapur si platformë promovuese ndaj risive teknologjike, por shton se “disa kompani” në fushën e monedhave virtuale kanë abuzuar me reklamimin në këtë rrjet social.

Në vetëm pak muaj një valë e madhe monedhash virtuale promovojnë veten e tyre nëpër rrjetet sociale, kryesisht në Facebook, në një përpjekje për të ndjekur gjurmët e BitCoin, që pa një rritje galopante në vlerë.

“Ne duam që përdoruesit tanë të njihen dhe mësojnë për produktet dhe shërbime të reja përmes platformës Facebook pa patur frikën se do të mashtrohen, apo zhgënjehen”, thuhet në deklaratën e Rob Leathern, drejtor i Facebook Business.

Facebook u kërkon përdoruesve që të raportojnë çdo reklamim të dyshimtë, që mund të shpëtojë nga filtri i tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA