Shkarkimi i 10 gjyqtarëve, debate në mbledhjen e KLD

25/01/2018 12:55

Në mbledhjen e djeshme të KLD u zhvilluan debate të ashpra midis Ministres së Drejtësisë dhe anëtarëve të KLD, lidhur me shqyrtimin e propozimeve të Ministres së Drejtësisë për shkarkimin e 10 gjyqtarëve dhe marrjen e masave të tjera disiplinore për 3 gjyqtarë.

Ministrja kërkoi shkarkimin e 10 gjyqtarëve për shkelje të rënda që cenojnë figurën e gjyqtarit.

KLD vendosi rrëzimin e propozimeve të ministres për shkarkim.

Ministrja kërkoi përgjegjësinë e anëtarëve të KLD për mos shqyrtimin e shkarkimeve brenda afatit 6 mujor nga hyrja në fuqi e ligjit.

Nga të njëjtat burime bëhet me dije se përgjegjës për mos shqyrtimin e kërkesave të ministres Etilda Gjonaj për shkarkim të gjyqtarëve është kryetari i KLD, Bujar Nishani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA