24/05 15:52
Ka mjaftuar vetëm një gol i Dries Mertens, në minutën e 65-të të pjesës së dytë, që Napoli të dalë triumfator nga një transfertë tejet e vështirë si ajo e Bergamos, kundër Atalantës së Etrit Berishës.
Një fitore për napolitanët që i shkëput ata në krye të kampionatit italian, në pritje të kundërpërgjigjes së Juventusit, me bardhezinjtë që e shohin veten përkohësisht 4 pikë larg “axurrëve” të drejtuar nga Sarri.
Takimi në të cilin luajti edhe shqiptari tjetër, Elseid Hysaj, 90 minuta për napolitanët, ishte i pari i luajtur në Serie A pas pushimeve të dimrit, e do të pasohet ndeshjet e tjera të Serie A, të vlefshme për javën e 21-të të saj, ku spikat supersfida e mbrëmjes mes Interit dhe Romës.
Top Channel