Mjeku sportiv, Lluka Heqimi: Testi “B” i Romelës do të dalë pozitiv

17/01/2018 11:33

Mjeku sportiv Lluka Heqimi thotë se edhe testi “B” për Romela Begajn do të jetë pozitiv. Në një lidhje telefonike me “Wake Up”, ai thotë se vetëm në një rast ka ndodhur të dalë e kundërta.

“Nëse nuk ka ndonjë gabim njerëzor, ky test është i sigurtë që do të dalë pozitiv, sepse stanazololi është një substancë sintetike që pa dyshim dhe në kampionin B do të dalë pozitiv. Ne kemi pasur vetëm një rast që testi A ka dalë pozitiv dhe B negativ, ky ka qenë sportisti Endri Haxhihyseni, po ky fakt ka lidhje me një prodhim të një substance androgenike në brendësi të trupit të tij. Unë mendoj që testi i dytë është pozitiv”. ka thënë Heqimi.

Ai foli edhe për dopingun si vepër penale që është përfolur tre vite më parë. Për mjekun sportiv ata që dalin me doping jo thjesht duhet të largohen nga skena sportive, por duhet të mbajnë përgjegjësi, pasi mbajnë flamurin kombëtar dhe nuk është në nderin e sportit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA