Meta në Zagreb edhe për Ballistin, temë diskutimi me presidenten kroate
12/01/2018 20:02
Në takimin me Presidenten kroate, Kolinda Grabar-Kitarović, Ilir Meta nuk ka diskutuar vetëm për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe sfidat e integrimit për Shqipërinë.
Burime nga Ambasada Shqiptare në Zagreb pohojnë për Top Channel se pjesë e diskutimit ka qenë edhe rasti i Ballist Morinës, i ndaluar nga autoritetet kroate në bazë të një urdhër-arresti të nxjerrë nga Serbia për ngritjen e dronit në Beograd.
Burimet thonë se Meta dhe Kitaroviç kanë diskutuar mes tyre për nevojën e gjetjes së një zgjidhjeje për rastin në fjalë.
Ballist Morina mbahet në Kroaci që prej muajit qershor të vitit të kaluar.
Top Channel