Viti i ri shkollor/ AKU nis inspektimet për sigurinë ushqimore, pjesë e kontrolleve edhe institucionet arsimore Ka nisur në Vlorë zbatimi i projektit për lirimin e hapësirave publike. 25 objekte janë projektuar për tu shembur në këtë fazë të parë të ndërhyrjes në lagjen Lef Sallata pranë tregut të Orizit.
Janë kryesisht njësi shërbimi dhe garazhe, ndërsa më pas do të preken edhe objekte banimi. Bëhet fjalë për shtesat e ndërtuara gjatë viteve të fundit, kryesisht të ndërtuara mbi trotuar apo lulishte, gjithashtu edhe objekte mbi 30 vjeçare të cilat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit.
Sipas kryetares së Bashkisë Vlorë Brunilda Mersini, ky projekt pritet të prek disa prej lagjeve kryesore të Vlorës, jo vetëm Lef Sallata, por vijon me lagjet Isa Boletini, Hajro Çakërri e 24 Maj.
Për banorët, të cilëve do t’u shemben objektet e banimit kërkesa që kanë është vendosja e tyre në listën e familjeve përfituese të banesave sociale me kosto të ulët.
Top Channel