Formacioni i UEFA-s, Reali i Madridit dominon

11/01/2018 19:03

Reali i Madridit është skuadra që dominon formacionin e vitit 2017 të UEFA-s, të përcaktuar nga votat e tifozëve të bëra në faqen zyrtare të internetit të institucionit më të lartë të futbollit në kontinentin europian.

Skuadra “merengues”, fituesja në fuqi e Champions League, ka 5 përfaqësues në skuadrën ideale të UEFA-s.

Votuesit preferuan një formacion të skemës 4-3-1-2 me zgjedhjet që bënë.

Në portë u përzgjodh kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon. Mbrojtja përbëhet nga Dani Alves, Sergio Ramos, Chiellini dhe Marcelo. Mesfusha ka De Bruyne, Kroos, Modriç dhe Hazard, me këtë të fundit që qëndron pas dyshes sulmuese Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.

Për sa u përket numrit të votave të marra nga secili prej lojtarëve, më i votuari rezulton të jetë Sergio Ramos, me 588.315 vota, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Marcelo.

Për portën, Buffon mori 333.604 vota. Në mesfushë, fituesi është Kevin De Bryne, me 416.679 vota të tifozëve.

Ndërkohë në sulm, Lionel Messi e fitoi betejën me Cristiano Ronaldon, me 477.034 vota kundrejt 444.430 votave të portugezit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA