PSG i befasoi të gjithë në merkaton e kësaj vere, duke transferuar për shifra marramendëse Neymar dhe Mbappe.
Por tashmë kryeqytetasit francez janë duke marrë frytet e shpenzimeve të mëdha në merkato.
Neymar-Mbappe dhe Cavani janë kthyer në një makineri golash deri në këtë fazë të sezonit, jo vetëm në Ligue 1, por edhe në Champions League.
Deri tani, Cavani është më produktivi, i cili ka arritur të realizojë 21 gola dhe 2 asiste në vetëm 18 ndeshje. Neymar në 14 ndeshje, ka shënuar 13 gola dhe 8 asiste. Ndërkohë, Mbappe në 13 ndeshje e ka tundur rrjetën 7 herë dhe ka asistuar po kaq.
Por edhe pas largimit të Neymar, Barcelona ka arritur të shënojë në La Liga 33 gola në 12 ndeshje. Më pak produktiv Reali në La Liga, ku ka shënuar vetëm 22 gola, por në Champions kampionët në fuqi kanë shënuar në fazën grupeve 14 gola në 5 ndeshje.
Por golat kanë qenë të shumtë këtë fillim sezoni edhe në Serie A, ku Napoli ka shënuar 34 herë në 14 ndeshje.
Gjithashtu një makineri golash është edhe Manchester City i Pep Guardiolas, të cilët kanë shënuar 40 herë në 12 ndeshje në total.
Top Channel