Lamine Yamal thyen rekordin e Mbappe, shkruan historinë e Champions League në moshën 19-vjeçare
Një nga përballjet më të forta të mbrëmjes së Champions League luhet në “Diego Armando Maradona”, aty ku Napoli pret Arsenalin në orën 21:00, sfidë që transmetohet drejtpërsëdrejti në Top Channel.
Dy skuadra me objektiva të mëdha përballen që në startin e aventurës europiane, por me një situatë krejt të ndryshme në kampionat.
Napoli vjen në këtë sfidë nën presion. Skuadra e Massimiliano Allegrit ka pasur një nisje të vështirë të sezonit në Serie A, me dy humbje radhazi, ndërsa italiani do të kërkojë që Champions-i të shërbejë si pika e kthesës.
Në krahun tjetër, Arsenali mbërrin në Itali me shumë më tepër besim. “Topçinjtë” kanë nisur sezonin në mënyrë bindëse dhe vijnë pas fitores 2-1 ndaj Chelsea-t në Premier League. Skuadra e Mikel Artetës synon të përsërisë paraqitjet e sezonit të kaluar në Europë, kur arriti deri në finalen e Champions League.
Arsenali ka disa arsye për të besuar te një rezultat pozitiv. Londinezët kanë treguar qëndrueshmëri në nisjen e sezonit dhe sezonin e kaluar patën një ecuri të jashtëzakonshme në fazën e ligës së Champions-it.
Atmosfera në “Maradona” pritet të jetë një faktor i rëndësishëm. Napoli ka nevojë për një reagim të menjëhershëm, ndërsa Arsenali kërkon të tregojë që ambiciet e tij për Champions League nuk janë vetëm deklarata.
REZULTATI LIVE:
NAPOLI 0-1 ARSENAL
Odegaard 75′
NGJARJET KRYESORE:
75′ Goool Arsenal 0-1/ Odegaard provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që përplaset në shtyllë dhe më pas shkon në rrjetë. (Video)
63′ Rice provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që shkon mbi kuadrat.
50′ Hincapie merr një top në zonë, por mbrojtësi godet jashtë kuadratit.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+2′ Mbyllet pjesa e parë!
45′ Saka merr një top në zonë dhe i vetëm përballë Meret nuk godet dot si duhet.
22′ Eze hedh një top me zonë dhe Merino godet me kokë, por Meret arrin ta ndalë.
15′ De Bruyne godet në hyrje të zonës, por tentativa e tij ndalet nga Raya.
1’ Starton supersfida në “Maradona”!
FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel