Bayernin e zënë “ethet” për Olise, drejtuesit nuk e garantojnë të ardhmen e yllit francez. Real Madrid gati të ndërhyjë
Emri i Michael Olise është përfolur shumë gjatë kësaj vere me Realin e Madridit që e kishte vënë në shënjestrën e tij. Drejtori Sportiv i Bayernit të Mynihut, Max Eberl në një intervistë për të përditshmen gjermane Bild foli për zërat që rrethuan futbollistin francez, por siguroi se as klubi dhe as vetë Olise dhe përfaqësuesit e tij nuk e kontaktuan për t’i kërkuar largimin.
Madje Eberl tregoi një episod kurioz teksa foli për një mesazh që kishte marrë nga sulmuesi gjatë Botërorit të kësaj vere dhe për një moment mendoi për keq.
‘Në mënyrë absolute, as edhe njëherë-u përgjigj Eberl kur u pyet nëse Olise i kërkoi largimin në ndonjë moment-Michael më shkroi në Whatsapp gjatë botërorit. Një moment ngurrova për ta hapur. Nuk e dija nëse do të më fliste realisht për këtë temë. Por ishte një foto me Manu Kone dhe me një zemër poshtë saj. Të dy më përshëndetin nga SHBA. Më pas e pyeta Michael nëse donte fanellën me nr. 11 për sezonin e ardhshëm, por donte të vazhdonte të mbante atë me nr.17’
Më pas Eberl foli për të ardhmen e Olise, kontrata e të cilit skadon në vitin 2029.
‘Michael ka pasur një evoluim të jashtëzakonshëm me ne-shtoi Eberl-kur të jetë momenti do të ulemi dhe do të flasim për mënyrën sesi do të vazhdojmë. Ka ende 3 vjet kontratë dhe dua të qartësoj; pa klauzolë të zgjidhjes së kontratës. Do ta them në këtë mënyrë: deri verën e ardhshme do të dimë nëse ekziston tendenca për rinovimin e kontratës apo jo’
Po kështu, Eberl nuk e la të shpëtonte rastin dhe kërkoi që Topi i Artë t’i jepet Harry Kane. ‘E kam parë nga afër sesi është sjelle dhe çfarë rendimenti që ka shfaqur në dy vitet e fundit. Ka thyer rekordhe dhe është një personalitet i nivelit të lartë. Për mendimin tim nuk ka kandidat tjetër veç Harry Kane-tha Drejtori Sportiv i Bayernit të Mynihut.
Top Channel