“Taso” i Gaz Lekës. Piktori për piktorin, ekspozitë në FAB

16/11/2017 15:36

Nuk ndodh shpesh që një piktor t’i dedikojë një ekspozitë të tërë një piktori tjetër, edhe kur mes tyre ka një miqësi shumëvjeçare.

Gazmend Leka e nisi nga një foto e riprodhuar në mënyrë të gjallë premtimin për t’i bërë një pikturë mikut të tij të vjetër Anastas Kostandini, i njohur me emrin Taso. Por nga një tablo u realizua një cikël i tërë punësh dedikuar piktorit pogradecar.

“Tason e kam pasur mik prej 40 vitesh, në lice, në akademi, bisedojmë bashkë. Ne lice, kur ishim të vegjël, belbëzonim për artin, pastaj filluam që të bëheshim pak më të logjikshëm. Filluam të krjonim një lloj magme për t’i thënë gjërat më të nxehta e më të verteta. Kështu është kjo e jona, një shoqëri me gravitet”, thotë Leka.

Imazhi i Tasos hapet e mbyllet nga njëra kuadro në tjetrën. Dimensionet e ndryshme të piktorit të “Këmishës së Kuqe” dhe “Kapeles mbi Sy” vijjnë si copëzat e një filmi.

“Unë vërtet kur ndërtova pikturën e parë u mundova t’i rrija më besnik fotos, që të krijonte mundësinë që më pas unë të filloja të bëja zoom tek porteti i Tasos, zoom tek objektet që ai ka lëshuar në tokë, zoom tek kavaleti, tek shtëpitë e Linit, tek perdet. Është një variacion mbi temën”, thotë Leka.

“Taso” në telajo dhe piktori Gazmend Leka prezantojnë kështu miqësinë e tyre për publikun deri më 30 nëntor në galerinë e artit FAB.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA