Ministri Hoxha takim me përfaqësuesin e ri të OBSH-së në Shqipëri: Partneritet për zhvillimin e mëtejshëm të shërbimit të kujdesit shëndetësor 18/09 15:59
Bashkia e Tiranës ka nisur rehabilitimin e të gjithë monumenteve në zona të ndryshme.
Pas memorialit të “Nënë Shqipëri” ka nisur meremetimi edhe i monumenteve tek Liqeni Artificial, braktisja e të cilave i ka kthyer në një vendgrumbullimi për mbeturina.
Monumenti i vëllezërve Frashëri, Memoriali i Ushtarëve të Komonuelthit të rënë në Shqipëri apo i personaliteteve të njohura janë riparuar tërësisht, duke nderuar jo vetëm sakrificat që ata kanë bërë, por njëkohësisht duke treguar tek turistët e shumtë që vizitojnë vendin tonë kulturën dhe krenarinë tonë për të shkuarën.
Top Channel