Parisi merr “arratinë” në Ligue 1. Dygolësha nga Cavani e Mbappe

04/11/2017 19:23

Pa Neymarin, por sërish me një “lumë” golash për t’u arratisur nga Monaco në krye të klasifikimit të Ligue 1.

Paris SG nuk di të ndalet as në javën e 13 të kampionatit francez, kur mposhti me lehtësi Angersin në transfertë, duke konsoliduar vendin e parë me 32 pikë, 7 më shumë se Monaco, falë dygolëshave të Mbappe dhe Cavanit, si dhe golit të Draxler.

Për “el Matador”-in uruguajan u arrit dhe u tejkalua kuota e 100 golave në kampionatin francez. Tashmë parizienët do të shohin të qetë sesi do të jetë rezultati i skuadrës nga Principata, që luan në mbrëmje ndaj Guingampit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA