
Pas një lajmi të parë të vrullshëm se Panucci po rrezikonte të mbeste pa qendërmbrojtësa në ndeshjet e radhës kualifikuese ndaj Spanjës dhe Italisë, diçka duket të jetë qetësuar, të paktën për momentin.
Një nga lojtarët e konsideruar si të dëmtuar, Arlind Ajeti ka arritur të sigurohet nga mjekët e klubit të tij, se dëmtimi muskulor në ndeshjen e fundit thuajse ka kaluar dhe ai do të jetë i gatshëm të luajë ndoshta që në fundjavën e ardhshme.
Ndërkohë mbetet në dyshim Gjimshiti, i cili po vazhdon terapinë për një dëmtim të gjurit. Me shumë gjasë do të mungojë në ndeshjet e radhës Amir Abrashi, i dëmtuar këtë fundjavë, por edhe Mërgim Mavraj, Burim Kukeli dhe Odise Roshi, që janë të pezulluar për shkak kartonësh.
Në listën e të dyshuarve për ndeshjet e radhës do të jenë edhe Ansi Agolli, i dëtmuar në përballjen me Maqedoninë, por edhe Bekim Balaj, i cili nuk u grumbullua në ato dy ndeshje për shkak dëmtimi.
Top Channel