“E sigurt që nuk je në epokën e gabuar?!”/ Deklarata e Merz për Europën, Kremlini e krahason me Hitlerin: Jemi në 2026-ën, jo 1933
Niveli i gatishmërisë përballë një kërcënimi të mundshëm terrorist në Britaninë e Madhe është rritur në skajin më të lartë të tij, “kritik”, pas sulmit me bombë në stacionin e metrosë në jugperëndim të Londrës këtë të premte.
Kryeministrja britanike, Theresa May tha se niveli i kërcënimit është rritur nga “i rëndë” në “kritik”, gjë që nënkupton se një sulm tjetër i pashmangshëm pritet së shpejti.
Një pajisje artizanale shpërthyese u aktivizua në stacionin “Parsons Green”, duke shkaktuar 29 të plagosur, prej të cilëve 8 në gjendje më të lehtë e tashmë kanë dalë nga spitalet.
Ndërkohë, detektivë të policisë dhe agjentët të kundërzbulimit janë vënë në kërkim të autorit të bombës, e pak më herët erdhi edhe lajmi se Shteti Islamik ka marrë përsipër përgjegjësinë e këtij sulmi.
May tha se ushtria duhet të ofrojë mbështetje të pakufizuar ndaj policisë, e mund t’i zëvendësojnë ata në detyrat si rojtarë nëpër disa vende specifike, që nuk janë të qasshme për publikun.
Top Channel