Formula 1/ Skuadra e Audi F1 ndez motorët për vitin 2026
Rafael Nadal kalon për në finale të turneut të Acapulcos në Meksikë. Tenisti spanjoll eliminoi në gjysmëfinale kroatin Marin Cilic në një ndeshje që nuk pati histori.
Nadal, numri 6 i botës, e dominoi këtë përballje me Cilic, të cilën e mbylli në vetëm 83 minuta lojë. 2-0 ishte rezultati i kësaj sfide në favor të Nadal me sete 6-1, 6-2 me 30 vjecarin që regjistroi fitoren e tij të 14 radhazi në këtë turne.
Kundërshtari i Nadal në finalen e Acapulcos do të jetë Sam Querrey. Tenisti amerikan eliminoi në gjysmëfinale atë që nxorri jashte turneut Djokovic, australianin Nick Kyrgios. Ishte pikërisht Kyrgios ai që e nisi më mirë ndeshjen teksa fitoi setin e parë 6-3, por Querrey iu kundërpërgjigj dhe përmbysi gjithcka duke fituar dy setet e tjerë 6-1;7-5.
Në finalen e turneut të Acapulcos, Nadal do të kërkojë të fitojë titullin e tij të parë për 2017 dhe të 70 në karrierën e tij. Herën e fundit që Nadal dhe Querrey u përballën me njëri-tjetrin ishte në vitin 2016 në Turneun Masters të Madridit, ndërkohë që bilanci i përgjithshëm flet për tenistin nga Mallorca; 4 fitore dhe asnjë humbje kundrejt amerikanit.
Top Channel