Superkupa e Italisë, fituesi merr deri në 11 milionë euro edhe ata që nuk luajnë fitojnë.
Pas suksesit me Brooklyn, Cleveland shënon një tjetër fitore në NBA. Në Quicken Loans Arena, skuadra kampione në fuqi gjunjëzoi Oklahoma-n me rezultatin 107-91 për ta çuar bilancin në 32 fitore e 14 humbje.
Le Bron James ishte në një ditë shumë të mirë dhe e mbylli këtë sfidë me 25 pikë e 14 topa në tabelë. Këtyre statistikave iu bashkuan 29 pikët e Kyrie Irving për ta kompletuar këtë sukses të Cavaliers. Russell Westbrook regjistroi të tjera statistika të mira me 20 pikë, 12 topa në tabelë e 10 asist, por që nuk i shërbyen shumë skuadrës së Thunder.
Problemet shëndetësore e mbajtën Stephen Curry jashtë parketit, por kjo nuk e pengoi Golden State të shënojë fitoren e 41 sezonale. Këtë radhë skuadra e Warriors mposhti Portland në fushën e këtij të fundit me rezultatin 113-111 ku ai që spikati ishte Kevin Durant me 33 pikë, por nuk mbeti prapa as Klay Thompson që e mbylli sfidën me 27 pikë. Për Portland McCollum shënoi 28 pikë por Trailblazers nuk mundi dot të kthejë sfidën në favorin e saj edhe pse e pati shansin në fundin e ndeshjes.
Në “Phillips Arena” tifozët u bënë dëshmitarë të një prej ndeshjeve më të çmendura të këtij sezoni. Përballë u vunë Atlanta me New York që u shndërrua në një ndeshje maratonë pasi u deshën plot 4 kohë shtesë për të përcaktuar skuadrën fituese. Në fund ajo që arriti të marrë më të mirën në këtë sfidë që zgjati 4 orë ishte Atlanta që e mbylli atë 142-139. Millsap spikati për Hawks me 37 pikë, ndërkohë që në krahun tjetër Carmelo Anthony e mbylli ndeshjen me 45 pikë të shënuara.
Por rezultati më befasues ishte ai i derbit teksan mes San Antonios dhe Dallas në AT&T Center. Skuadra e Mavericks iu imponua asaj të Gregg Popovich duke e mundur me rezultatin 105-101. Ishte një sfidë ku Dallasit iu desh të përmbyste disavanazhin prej 10 pikesh të krijuar nga Spurs në pjesën e pare, ku ai që spikati ishte Seth Curry me 24 pike. Për San Antonion kjo është hera e dytë në këtë sezon që pëson 2 disfata radhazi.
Top Channel