Ushtria pastron plazhet, apel pushuesve

06/08/2016 00:00

Nga Vlora deri në Ksamil, Ministria e Mbrojtjes ka nisur aksionin e pastrimit të plazheve dhe zonave turistike. Të shtunën vijoi dita e dytë e këtij aksioni, ku u angazhuan 500 forca nga Shkolla e Trupës në Bunavi, batalioni i dytë e i tretë i këmbësorisë dhe forcat komando.

Ushtria përdori mjetet e rënda për largimin e grumbujve me mbeturina. Në ditën e dytë, pastrimi që bënë Forcat e Armatosura u ndal në plazhet e Vlorës, ndërsa një ditë më parë, në aksionin e zhvilluar në fshatrat bregdetare të Jugut, mori pjesë edhe ministrja Mimi Kodheli.

Ajo kërkoi përkrahjen e këtij aksioni nga pushuesit dhe mbi të gjitha ndërgjegjësimin qytetar për të mbajtur plazhet pastër.

“Qytetarët duhet ta respektojnë më shumë ambientin, duhet të respektojnë më shumë njëri-tjetrin, duke i hedhur mbeturinat atje ku është e caktuar, duke mos abuzuar me mjedisin, me lokalet, me mbajtjen e rregullit, me ligjin. Do t’ju lutesha për më shumë bashkëpunim. Ne dot ë vazhdojmë të jemi këtu duke dhënë shembullin personal e duke dhënë një mësim të mirë për të gjithë qytetarët e mirë të këtij vendi”, deklaroi Kodheli.

Aksioni i pastrimit nga Forcat e Armatosura nisi pas një vendimi të Këshillit të Ministrave, për shkak të emergjencës mjedisore, që shqetëson turistët dhe turizmin në tërësi.

Forcat e Armatosur a do të vazhdojnë pastrimin deri në fund të sezonit turistik.

FOTO GALERI
2/18

Top Channel